Connect with us

Kosovë

Latifi tregon se çka duhet të bëj Kurti pasi Grenell i kundërshtoi idenë e Reciprocitetit

Publikuar

Ambasadori amerikan në Berlin, Richard Grenell, e ka refuzuar tashmë idenë e Reciprocitetit që është promovuar për kohë të gjatë nga kryeministri Albin Kurti dhe kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani. Ai dje deklaroi se ishte kundër Reciprocitetit dhe se taksa 100% duhej të hiqej menjëherë.

Kjo ka bërë që shumë njerëz në rrjete sociale të shpërthejnë kundër të dërguarit special të Donald Trumpit për dialogun Kosovë-Serbi, z.Grenell, duke e quajtur atë “pro-serb” e duke e fyer me gjuhë vulgare e urrejtje-nxitëse.

Kurti ende nuk ka folur pas këtij kundërshtimi nga Grenell, ndërkohë që shumë opinionistë kanë dhënë mendimet e tyre për çështjen. Periskopi kishte paralajmëruar për rrezikshmërinë e idesë disa ditë më parë duke thënë se mos-lejimi eventual nga bashkësia ndërkombëtare për vendosjen e Reciprocitetit do të nënkuptonte se edhe aleatët kryesorë të Kosovës në një formë, de fakto, nuk do ta njihnin Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.

Sidoqoftë, tashmë Kurti ka ndërmarrë veprimin e tij dhe aleatët tanë ndërkombëtarë po japin vlerësimet e tyre.

Profesori i filozofisë, z.Blerim Latifi, së fundi ka folur për çështjen duke propozuar edhe një herë masën e “suspendimit të përkohshëm të taksës”.

“Midis folklorit ramushist të taksës dhe folklorit albinist të reciprocitetit ka vetëm një rrugë racionale e të mençur: suspendimi i përkohshëm i taksës!” – shkruan ai.

Por, një veprim i tillë nga Kurti do ta vendoste atë në një pozitë shumë të palakmueshme që në fillim të mandatit si kryeministër pasi që ideja e “Reciprocitetit” ishte ndër më të promovuarat në fushatën e tij parazgjedhore./Periskopi

NA NDIQ NË FACEBOOK