Lajme
LAJMI I FUNDIT/ Shënohet rasti i parë me koronavirus në Maqedoni, izolohet klinika infektive (VIDEO)

Është shënuar edhe rasti i parë në Maqedoninë e Veriut me virusin korona. Virusi ka dalur pozitiv tek grua e cili është kthyer në Shkup nga Italia, raporton Zyrtare.net
Lajmi është konfrimuar edhe nga ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Pas analizave të bëra në Klinikën Infektive pacientja ka rezultuar pozitive ka njoftuar ministri Filipçe. Pacientja është e shtruar në repartin e infektologjisë dhe është në gjendje të mirë.
Pacientja ka qenë në Itali, për një muaj, po në Itali nuk ka qenë e trajtuar.
Ndërkohë, në qendrën klinike “Nënë Tereza” janë ndaluar të gjitha vizitat dhe po bëhet dezinfektim./Zyrtare.net/
Shënohet rasti i parë me koronavirus në Maqedoni, izolohet klinika infektiveDetajet: https://bit.ly/2vm4P0n
Gepostet von Zyrtare am Mittwoch, 26. Februar 2020


















