Sport
LAJMI I FUNDIT/ Derbi Juventus – Inter pa publikë

Gjashtë ndeshje të xhiros së 26-të në Serinë A italiane do të zhvillohen me dyer të mbyllura gjatë fundjavës, duke numëruar këtu edhe betejën për Skudeto mes Juventusit dhe Interit të dielën.
Këtë gjë e konfirmoi para pak çastesh, ministri i sportit në Itali, Vincenzo Spadafora, duke thënë se gjashtë takime do të zhvillohen pa publikë, shkaku i coronavirusit që është përhapur në disa zona në Itali, transmeton zyrtare.net
Pos duelit mes Juventusit dhe Interit, gjatë fundjavës, me dyer të mbyllura do të luhen edhe takimet: Udinese – Fiorentina, Milan – Genoa, Parma – Spal, Sassuolo – Brescia dhe Sampdoria – Verona./Zyrtare.net/






















