Sport
Lajm i mirë, Valon Berisha i gatshëm kundër Wolfsburgut

Mesfushori nga Kosova gjatë afatit kalimtar të janarit u largua nga Lazios, për t’iu bashkuar skuadrës gjermane.
Berisha madje kishte debutuar menjëherë, duke u paraqitur në barazimin 1:1 kundër Eintracht Frankfurt.
26 vjeçari kishte pësuar një lëndim dhe mungoi në mesjavë në ndeshjen e Kupës së Gjermanisë, që Fortuna e fitoi Kaiserlautern.
Por, është tani trajneri Uwe Rosler që ka konfirmuar se lojtari ka stërvitur, dhe do të jetë i gatshëm për sfidën ndaj Wolfsburg.
Ndeshja mes Wolfsburg dhe Fortunas luhet ditën e shtunë me fillim nga ora 15:30./Lajmi.net/





















