Kosovë
Ky është zëvendësministri i LDK’së në qeverinë Kurti

Florian Dushi do të jetë zëvendësministri i radhës në Qeverinë Kurti.
Dushi, që vije nga Lidhja Demokratike e Kosovës, do të jetë zëvendës i ministrit në ministrinë e Drejtësisë
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook zyrtarja e LDK-së, Jeta Rafuna e cila njëkohësisht i ka uruar postin Florian Dushit.
Ndryshe Qeveria Kurti gjatë mandatit të saj pritet të ketë rreth 33 zëvendësministra.

![]()




















