Connect with us

Kosovë

Kurti thotë se nuk e di çka ka thënë në të kaluarën për Listën Serbe

Publikuar

Kryeministri Albin Kurti, i cili gjatë zgjedhjeve dhe pas tyre thoshte me zë të lartë që nuk foromojnë Qeveri me Listën e Serbe, sot nuk e di se çka kishte deklaruar për ta, transmeton Periskopi.

I pyetur në Rubikon për deklaratat e para disa javëve, Kurti thotë se nuk di gjë.

‘’Nuk e di çka kam thënë. Kjo nuk ësht e thnëë që paraqet naj transformim’’, ka thënë ai.

Tutje Kurti tash arsyeton rolin e Listës Serbe në Qe verinë e tij.

‘’ Prej 8 pikave që i kemi paraqitur në Qeveri, për asnjërën nuk votuan kundër. Unë e di se ku janë formuar ata. Lista Serbe është produkt I marrëveshjes Thaci-Dacic. Kjo nuk do të thotë që unë po i fajësoj, por sot pas takimeve që i kemi pasur, ka shpresë për  ndryshim. Natyrisht a është kjo Qevceria ideale që e kam dashur, jo e as zgjidhja ideale’’.

Kurti dikur i quante edhe çetnikë, e tash thotë se nuk i quan ashtu.

‘’ Unë nuk po i quaj tash qetnikë, vecse kur i  kam quajtur ashtu ka pasë vendime konkrete e qëndrime konkrete në Qeverinë e kaluar kur kanë ndodhur’’/PERISKOPI/

 

NA NDIQ NË FACEBOOK