Connect with us

Kosovë

Kurti: Nuk kam thënë se Kosova s’do të jetë shtet e s’do të ketë flamur (kjo VIDEO e dëshmon të kundërtën)

Publikuar

Kryeministri Albin Kurti sonte në Rubikon po del kundërthënës me deklaratat e tij të mëhershme, transmeton Periskopi.

Ndonëse dikur Kurti e kundërshtonte Kosovën si shtet dhe thoshte që s’do të ketë as flamur, sot e mohon një gjë të tillë.

Por atë e dëshmon edhe kjo video mëposhtë, e realizuar nga Periskopi:

Kurti, është pyetur edhe për deklaratën e tij për ‘flamurin lara lara’ duke thënë se tash flamuri ka fituar një konotacion pozitiv.

“Ky flamur ka fituar një konotacion pozivtiv, pasiqë e ka veriun brenda”, ka thënë Kurti.

Në intervistën në Rubikon, Kurti vec tjerash është pyetur edhe për deklaratat e tij të dikurshme se ‘Kosova nuk do të jetë shtet e s’do të ketë simbole’. Ai ka thënë se ‘nuk ka thënë kështu’, por se ‘edhe Vojvodina ka simbole’./Periskopi/

 

 

NA NDIQ NË FACEBOOK