Connect with us

Kosovë

Kurti nuk e mohon pjesëmarrjen në takimin e radhës për Mini-shengenin

Publikuar

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti  nuk e ka përjashtuar mundësinë që të marrë pjesë në takimin e radhës të Mini-shengenit.

Ai në Rubikon  tha se një vendim i tillë do të bëhej me një vendim të kabinetit të tij qeveritar, përcjell Periskopi.

Kurti tha se duhet ta diskutoj me kabinetin e tij.

“Duhet ta diskutojmë në Qeverinë e Kosovës për çdo gjë. Duhet të presim dokumentacionin e kësaj ideje dhe jam që të zhvillojmë disa kontakte paraprake para se të ulemi në një takim të katërt. Apriori nuk është e mençur të them se nuk e pranoj, por nuk do të thotë se kam ndryshuar radikalisht. Nuk kemi parë shumë nga këto tri takime. Nëse ma mbush mendjen dhe qeverisë së Kosovës natyrisht se po, por jo pa një trajtim të vëmendshëm të asaj se çfarë kanë bërë”, ka thënë ai/Periskopi

 

NA NDIQ NË FACEBOOK