Kosovë
Kurti në Prekaz: Liria dhe shteti i kanë rrënjët te dëshmorët

Vizitën e parë si kryeministër i Kosovës Albin Kurti e ka bërë në Prekaz të Skenderajt.
Ai ka bërë homazhe në kompleksin memorial Adem Jashari, prej nga tha se liria dhe shteti që sot i gëzojmë i kanë rrënjët në sakrificën e heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të kombit, e mbi të gjitha te flijimi i familjes Jashari.
Kryeministri Kurti është shoqëruar nga kryetari i Komunës së Skenderajt Bekim Jashari. Kurti sot zyrtarisht e ka marrë detyrën si kryeministër i Kosovës në një ceremoni solemne.



















