Connect with us

Kosovë

Kurti mbron Kollçakun pasi citoi nënkryetarin e partisë së Millosheviqit dhe shau UÇK-në

Publikuar

Edhe kandidatja për deputete në zgjedhjet e 6 tetorit nga Lëvizja Vetëvendosje, Tinka Kurti, ka mbrojtur deputeten e zgjedhur të kësaj partie, znj.Fatmire Kollçaku për veprimin e pahijshëm të saj ku shpërndaj fjalë të një lajmi të rremë ku fyhej UÇK-ja dhe lavdërohej kryeministri Kurti.

Kollçaku duket se nuk mund të bëj dallimin mes lajmeve të rreme dhe lajmeve të vërteta, gjë që shqetëson opinionin mbi përgatitjen e saj për të qenë deputete e Kuvendit.

Ajo për më tepër nuk e kishte verifikuar as faktin që analisti të cilin po e citonte ishte në fakt nënkryetari i Partisë Socialiste të Serbisë, një parti që dikur drejtohej nga Sllobodan Millosheviq, përcjell Periskopi.

Por, qëndrimin e znj.Kollçaku, e ka mbrojtur edhe znj.Tinka Kurti. Në një reagim të shkurtër në Facebook, ajo ka deklaruar se Kollçaku “nuk i ka bërë asnjë dëm shtetit të Kosovës.”

Më tej, ajo ka vazhduar të mbrojë atë duke thënë se Kollçaku ishte “qytetare aktive në dobi të komunitetit, është nënkryetare e Lëvizjes që e lartëson dhe nderon luftën e UÇK-së.”

Ajo ka fajësuar “ata që e votuan Gjykatën Speciale” për dëmet që i kanë sjellë popullit e vendit duke aluduar kështu në deputetët e PDK-së e të LDK-së.

Më poshtë e keni statusin e plotë në Facebook të znj.Kurti:

Znj. Fatmire Mulhaxha Kollçaku nuk i ka bërë asnjë dëm shtetit të Kosovës. Përkundrazi, është qytetare aktive në dobi të komunitetit, është nënkryetare e Levizjës që e lartëson dhe nderon luftën e UCK-së. Ata që e votuan Gjykatën Speciale po, kanë sjellë shumë dëme për popullin e për vendin. Ky votim, as nuk është faji i vetëm i tyre.

NA NDIQ NË FACEBOOK