Connect with us

Kosovë

Kurti lajmërohet nga Prevalla, nuk duhet ta sfidojmë njëri-tjetrin, por të bashkëpunojmë

Publikuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po qëndron bashkë me zëvendësit e tij e ministrat në Prevallë për një mbledhje gjithë ditore ku po diskutohet gjithë projekti për bashkëqeverisje LVV-LDK.

Në fjalën e tij me të cilën Kurti e ka hapur mbledhjen ka përmendur punën e deritanishme të qeverisë së tij, duke cekur shkarkimet nëpër borde.

Tutje Kurti ka përmendur edhe 10 temat kryesore të cilat do t’i trajtojnë në mbledhje të prira nga sundimi i ligjit, zhvillimi ekonomik, arsimi dhe shëndetësia.

Kryetari i qeverisë gjithashtu ka përmendur edhe prioritetet e Kosovës, duke përmendur anëtarësimin në Bashkim Evropian, ndërkohë për dialogun me Serbinë ka thënë se duhet përgatitur mirë për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura.

Përveç këtyre, Kurti ka thënë se është mirë të mos e sfidojnë njëri-tjetrin, duke bërë thirrje për kapërcim të sfidave dhe problemeve.

Postimi i plotë

 

NA NDIQ NË FACEBOOK