Connect with us

Kosovë

Kurti i kritikon marrëveshjet e sotme në Munih, ministrat e LDK-së i përshëndesin ato

Publikuar

me

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka reaguar për marrëveshjet e nënshkruara sot në Munih, mes Kosovës e Serbisë.

Sot, me ndërmjetësimin amerikan, Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar dy marrëveshje fillestare, atë për hekurudhat dhe atë për autostradat.

“Sot në Munih janë nënshkruar dy marrëveshje nga zyrtarë të autorizuar nga ish ministri Pal Lekaj dhe i gjithë procesi i negocimit është bërë para fillimit të Qeverisë sonë. Së këndejmi, këta zyrtarë nuk kanë marrë autorizim nga Qeveria e re as për të negociuar e as për të nënshkruar marrëveshje. Për më tepër as teksti i marrëveshjes nuk është bërë i njohur për publikun e për Qeverinë. Kanë qarkulluar drafte të ndryshme jozyrtare”, ka shkruar Kurti.

Kujtojmë se në praninë e dy presidentëve, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq, marrëveshjet janë nënshkruar nga Xhemë Veseli, drejtor i Transportit rrugor, dhe Ramë Qupeva, drejtor i Infrastrukturës rrugore.

Kurti, thotë se ky proces duhej të ishte transparent.

Mirëpo, këtu ekziston një paqartësi. Për dallim nga Kurti, marrëveshjet e sotme në Munih i kanë përshendetur zyrtarët më të lartë të LDK-së, shkruan Ballkani.info.

Marrëveshjet i ka përshendetur zëvendësi i Kurtit në qeveri, anëtari i LDK-së, Avdullah Hoti dhe ministri i Punëve të Brendshme, nënkryetari i LDK-së, Agim Veliut.

Sipas kësaj, qeveria është e pakoordinuar brenda saj. A do të thotë kjo se ka nisur çarja e koalicionit LVV-LDK vetëm 11 ditë pas formimit të saj?!

Të kujtojmë se Kurti po ashtu ka shkruar në në Facebook se “sado që të gjitha lidhjet dhe avancimi i standardeve të infrastrukturës janë të domosdoshme për zhvillim të vendeve tona dhe pjesë e vizionit Evropian për bashkëpunim rajonal dhe marrëdhënie të fqinjësisë së mirë, megjithatë është shumë me rëndësi që procesi të jetë transparent, rezultat i një negocimi të mirëfilltë dhe në respektim të plotë të sovranitetit dhe ligjeve të vendit, prioriteteve ekonomike dhe në harmoni me obligimet që dalin nga procesi i MSA-së”.

“Për më tepër, nëse bazohemi te një version i marrëveshjes, po qe se analizohet për nga rëndësia ekonomike, hekurudha për në Leshak është më me prioritet dhe më e levërdishme sesa ajo për Merdare. Në procesin e tranzicionit të qeverisjes, ne jemi duke analizuar të gjithë hapat që janë marrë në të kaluarën dhe ministritë përkatëse janë të angazhuara që këtë ta trajtojnë me prioritet”, përfundon Kurti. /Ballkani.info/

 

 

 

SHPËRNDAJE ME MIQ!
Advertisement

MË TË LEXUARAT

Portali Zyrtare u themelua nga një grup gazetarësh të rinjë në vitin 2018. Të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe të vërteta, në Maqedoni, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët – Zyrtare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës. Kontakt e-mail: portali.zyrtare@gmail.com Shared By Fancy Text Generator

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com