Connect with us

Kosovë

Kurti është rreshtuar përkrah BE-së, nuk është koordinuar me SHBA-të për taksën

Publikuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duket se ka koordinuar veprimet e tij për heqjen e taksës në mënyrë graduale me shtetet anëtare të BE-së dhe Britaninë e Madhe.

Kjo më së miri u pa me reagimin e ambasadorëve të shteteve anëtare të BE-së, të cilat e përshëndeten planin shtatë pikësh të Kurtit.

Por, në atë ditë diçka tjetër doli në pah. Kurti nuk ishte koordinuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për vendimin e tij për taksën.

Reagimi i Uashingtonin ishte shumë i ashpër. “Kryeministri Kurti po bën një gabim serioz”, kishte thënë përfaqësuesi special i presidentit Trump në dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell.

Kurti planin shtatë pikësh e kishte mbajtur të fshehur edhe ndaj partnerit të i qeverisës, Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, zëvendëskryeministër në qeverinë Kurti kishte paralajmëruar daljen nga qeveria nëse taksa nuk heqet ashtu siç po thotë Amerika.

Gazeta prestigjioze gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, ka shkruar se kryeministri Kurti ka hyrë në një konfrontim të hapur me Trumpin dhe Amerikën.

“Kjo është e jashtëzakonshme, sepse të gjithë kosovarët e dinë që çlirimi i Kosovës nga sundimi i Beogradit në 1999, nga bombardimet e NATO-s të Serbisë dhe shpallja e pavarësisë e vitit 2008, janë kryesisht për shkak të Shteteve të Bashkuara“, ka shkruar gazeta gjermane.

Bashkimi Evropian tashmë është përcaktuar për një proces të gjatë të dialogimit, ku do të përfshiheshin të gjitha temat. Analisti politik, Adriatik Kelmendi, në një editorial ka shkruar për idenë e një autonomie për veriun e Kosovës, i proklamuar nga mediat serbe, por që ka gjetur mbështetje edhe të BE-ja.

Derisa, SHBA-ja është e përcaktuar për një proces të shkurt dhe efektiv, si ai në Rambuje dhe në Vjenë, ku palët do të merreshin vesh brenda një afatit optimal. Si kundërshpërblim, SHBA ka paralajmëruar se pas arritjes së marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, do të ketë investime të mëda ekonomike, duke luftuar papunësinë.

Shqipëri5 minutes ago

NATO dhe Zelensky paralajmërojnë: Putin është i paparashikueshëm! I gatshëm të marrë rreziqe dhe të provokojë Aleancën

Lajme24 minutes ago

Adnan Azizi pas arrestimit të drejtoreshës së SHISH në Shqipëri: Kjo është kambanë alarmi

Lajme33 minutes ago

Shembull i ndershmërisë: Strugani gjeti një çantë plot me para, ia dorëzon pronarit!

Kosovë38 minutes ago

Mahmuti: Rrezikohet rendi kushtetues i Kosovës, duhet të shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Kosovë40 minutes ago

Eurodeputeti Stier: Serbia ka ngecur në vend, shqetësimi kryesor mbetet situata atje dhe raportet me Kosovën

Shëndetësi1 hour ago

Kostoja e shëndetit/ 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë

Lajme1 hour ago

Iseni vlerëson dëshminë e Fadil Pushkollit: Profesionalizëm, respekt dhe trajtim dinjitoz

Bota3 hours ago

Thellohet përplasja e Trump me mediat, vendimi kalon në duart e gjykatës

Maqedoni5 hours ago

Aksion në Shkup, Tetovë dhe Gjevgjeli: 6 të arrestuar, sekuestrohen mbi 100 mijë euro

Shqipëri5 hours ago

Zjarr i madh në Gjirin e Lalzit, era favorizon flakët që i afrohen me shpejtësi ndërtesave! Evakuohen banorë e pushues pranë zonës së rrezikut! (VIDEO)

Kosovë6 hours ago

“Ka pasë dëshmitar që ka thanë ‘çka m’keni pru këtu, kurgjo s’kom me këta”, Bilall Sherifi zbulon detaje për procesin në Hagë

Maqedoni7 hours ago

Incident në Shkup: Holandezi dhe spanjolli dyshohet se sulmuan 33-vjeçarin nga Haraçina

NA NDIQ NË FACEBOOK