Connect with us

Kosovë

Kurti emëron Agim Krasniqin zëvendësministër të Financave dhe Transfereve

Publikuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka emëruar sot Agim Krasniqin, zëvendësministër në Ministrinë e Financave dhe Transfereve.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi nga Zyra e kryeministrit, i cili sot nga kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, pranoi emrat e propozuar për zëvendësministra nga LDK për Qeverinë Kurti.

“Duke i uruar suksese në detyrën e re, kryeministri Kurti vlerësoi se përvoja profesionale e z. Krasniqi në fushën e ekonomisë do të ndihmojë në institucionin të cilit do t’i shërbejë”, thuhet në njoftimin e Zyrës së kryeministrit.

NA NDIQ NË FACEBOOK