Kosovë
Kurti e quajti martesë koalicionin me LDK’në. Surroi: U vlerësua gabim kjo punë

Publicisti Veton Surroi sonte në Rubikon ka thënë se mes VV’së dhe LDK’së s është lënë gjë pa u thënë mes tyre para marrëveshjes për bashkëqeverisje, transmeton Periskopi.
Përderisa Albin Kurti e vlerësonte si martesë koalicionin me LDK’në, Surroi ka thënë se kjo ishte gabim nga ata që menduan se kjo punë është e tillë.
“Ai që ka pritë që të jetë martesë kjo punë, e ka pasur gabim sepse po të ishte martesë e dashuri ata nuk do të prisnin as kontratën por do të fillonin bashkëjetesën. Kjo është kontratë racionale mes dy partnerëve dhe pasi kaloi gjithë kjo ndoshta është mirë që paragjykimet, dilemat ato që kanë pasur t’ia thonë njëri tjetrit, t’ia thonë para se të nënshkruajnë kontratën, por besoj që nuk ka mbet fjalë pa u thënë edhe publikisht. Meqenëse nuk e kanë vra idenë e koalicionit atëherë e kanë tejkaluar këtë gjendje”, ka thënë ai./PERISKOPI/





















