Sport
Kupa e Kosovës: Sot luhen ndeshjet gjysmëfinale

Sot janë në orar dy ndeshje gjysmëfinale, që zhvillohen në palestrën ‘Mizahir Isma’.
Ndeshja e parë është ajo mes vendasve të KB Rahovecit dhe KB Pejës, që fillon nga ora 16:30.
Në këtë sfidë nuk mund të parashikohet lehtë fituesi, anise Rahoveci shihet favorit në këtë përballje, ku pas eliminimit të Trepçes me një rezultat të ngushtë 97:95, duket se ka marrë zemër dhe është e vendosur t’i shkojë trofeut deri në fund.
Se përballja është e veçantë për rahovecasit, e tregon edhe interesimi i madh i tifozëve, të cilët janë dalë që nga ora gjashtë e mëngjesit, duke zënë radhë për të blerë biletat.

Një ndeshje tjetër që nuk duhet humbur, është edhe ajo mes Golden Eagle Yllit dhe Bashkimit, që luhet me fillim nga ora 19:00.
Suharekasit janë kthyer në favorit për këtë kompeticion, pasi eliminuan KB Prishtinën./Lajmi.net/






















