Connect with us

Sport

Kupa e Gjermanisë, Rashica e Berisha mësojnë kundërshtarët

Publikuar

Werder Bremeni i Milot Rashicës do të përballet me Eintracht Frankfurtin në çerekfinale të Kupës së Gjermanisë, apo siç njihet DFB Pokal.

Bremeni arriti ta eliminonte skuadrën e Borussia Dortmund në 1/8 e finales, në të cilën ndeshje gol shënoi edhe sulmuesi Kosovar, Rashica.

Një short më të mirë për në çerekfinale e kishte skuadra e re e Valon Berishës, Fortuna Dusseldorf, të cilët janë shortuar me skuadrën nga liga rajonale FC Saarbrücken. Kështu që në dallim me Bremenin që përballë ka një skuadër të fortë, Fortuna ka shumë mundësi që të kalojë në gjysmëfinale.

Nga çiftet e tjera, ndeshja më interesante do të jetë ajo në mes të Schalke 04-Bayern Munich, që konsiderohet edhe derbi në këtë fazë të garave.

Çifti i tjetër është ai i Bayer Leverkusen dhe Union Berlin. Ndeshjet çerekfinale do të zhvillohen në datat 3 dhe 4 mars.

 

NA NDIQ NË FACEBOOK