Connect with us

Kosovë

Ku mbeti Glauk Konjufca? – këtë përgjigje jep Albin Kurti

Publikuar

Albin Kurti, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se Glauk Konjufca nuk do të jap dorëheqje.

Ai ka bërë me dije se Konjufca do të jetë pjesë e Qeverisë.

“Nuk do të jap dorëheqje kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, ai do të vijë në ekzekutiv, do të jetë pjesë e ekzekutivit”, ka deklaruar shkurt Kurti në konferencë për media.

E kur është pyetur për postin e kryeparlamentarit, Kurti ka thënë se do të kuptohet në seancën e nesërme.

“Atë e shihni në Seancën e nesërme, ne jemi dakorduar që kryetari i Kuvendit e propozon Lëvizja Vetëvendosje kandidatin e LDK-së dhe në këtë mënyrë ecim përpara”, ka thënë Kurti.

Përmes kësaj konference, kryetarët e dy partive, Albin Kurti dhe Isa Mustafa e kanë nënshkruar marrëveshjen për bashkëqeverisje.

NA NDIQ NË FACEBOOK