Kosovë
Kryetarja e AGK-së i pranon Periskopit se ky asociacion në të kaluarën ishte marrë me hajni

Kryetarja e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, znj.Gentiana Begolli, e ka pranuar për Periskopin se asociacioni që e udhëheq në të kaluarën kishte qenë i përfshirë në keqpërdorime të ndryshme që lidhen me krimet ekonomike.
Një gjë e tillë nënkupton se pjesëtarë të lidershipit të kaluar mund të kenë qenë të përfshirë në mënyrë direkte në hajnitë e ndryshme që mund të kenë ndodhur.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës thirret në mbrojtjen e gazetarëve, por në fakt në shumë sulme të ndryshme që i janë bërë gazetës Periskopi, fyerje, linçime e kërcënime, ky asociacion nuk ka reaguar.
Ndërkohë, kryetarja e AGK-së i ka pranuar së fundi Periskopit dyshimet e shumta që kanë qarkulluar në muajt e fundit se pjesëtarë nga udhëheqësia e kaluar e këtij asociacioni ishte marrë me keqpërdorime.
![]()
Ajo madje shton se për një gjë të tillë e kanë ftuar policinë e Kosovës, më saktë drejtorinë për krime ekonomike.
“Pse po i mbani fshehtë keqpërdorimet e atyre që kanë qenë përpara në AGK?” – është pyetja që i ka dërguar Periskopi.
Ajo u përgjigj si vijon:
“Nuk po i mbajmë [fshehtë]. Para se me fillu punën i kemi ftu krimet ekonomike me hetu gjendjen. Për herë të parë në historinë e AGK-së është kërkuar hetim për keqpërdorime… në momentin që kanë me u kry hetimet kemi me mbajtë konferencë për medie.” – tha znj.Begolli./Periskopi






















