Connect with us

Kosovë

Kryeministri Kurti tash thotë se Pavarësia e Kosovës ende nuk ka ardhur, premton vendime të vështira

Publikuar

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka uruar qytetarët e Republikës së Kosovës, por duke mos qenë aspak shpresëdhënës në fjalët që i thotë në një video-inçizim.

“Pavarësia është përpjekja jonë e vazhdueshme, puna për të cilën nuk do të ndalet.” – filloi urimin z.Kurti.

Më tej, ai shtoi se Kosova është një hap prapa popullit të saj, dhe se nuk është në ditët e saj më të mira, shkruan Periskopi.

Më tej, ai ringjall tonet optimiste duke thënë se “Shpresa e popullit është detyra jonë.”

“Ne të gjithë, kemi mospajtimet e dallimet tona por si Qeveri është koha të marrim vendime. Nuk do t’iu shmangemi vështirësive,” – thotë më pas ai.

Z.Kurti në video-n në fjalë ndodhet i vendosur krah Deklaratës së Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës që u nënshkrua nga deputetët e Kuvendit më 17 shkurt të vitit 2008.

Më poshtë e keni videon e plotë të publikuar në faqen e tij.