Connect with us

Kosovë

Kryeministri Kurti shkon për homazhe të Jasharajt në Prekaz

Publikuar

Albin Kurti, pasi ka marrë detyrën si Kryeministër i Kosovës, është nisur për homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Pasi ka vendosur një kurorë me lule, Kryeministri Kurti ka thënë se liria dhe shteti i Kosovës i ka rrënjët në sakrificën e heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të kombit, e mbi të gjitha te flijimi i Jasharajve.

Kurti ka pohuar se Prekazi është vendi i parë që e viziton si Kryeministër i Republikës së Kosovës, sapo ka dalë nga Prishtina.

NA NDIQ NË FACEBOOK