Connect with us

Kosovë

Kryeministri Kurti asnjë fjalë deri tani për tragjedinë në Gjilan

Publikuar

më

Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti, nuk e tha asnjë fjalë për ngjarjen tragjike që sot ka tronditur Kosovën, e që ndodhi në Gjilan, ku pesë persona mbetën të vrarë nga një familje.

Tashmë kur kanë kaluar më shumë se 6 orë që prej ndodhisë, kreu i Qeverisë nuk e ka thënë asnjë fjalë për të.

Kurti në këtë rast po tregohet më i ngathët se paraardhësi i tij, Ramush Haradinaj, që të paktën reagimet në raste të tilla i kishte të shpejta dhe të ashpra.

Në vend të Kurtit, për këtë rast ka reaguar kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani si dhe ministria e Brendshme përmes një komunikate për media.

NA NDIQ NË FACEBOOK