Connect with us

Sport

Kroos zbulon se ishte afër transferimit te Man Utd në vitin 2014

Publikuar

Gjermani shpegon se marrëveshja mes palëve ishte thuajse e arritur por në momentin e fundin gjithçka ndryshoi dhe lojtari zgjodhi ‘Los Blancos’.

Asokohe trajner i Djajve të Kuq ishte David Moyes, i cili veçse kishte arritur akord me futbollistin, por për fat të keq të United, skocezi u shkarkua dhe transferimi i 29-vjeçarit në “Old Trafford” u përhumb.

“David Moyes do të vinte tek unë dhe kontrata ishte e kryer, por pas disa ditësh ai u shkarkua, kun ë vend të tij erdhi Louis van Gaal i cili komplikoi situatën”, u shpreh mesfushori për The Athletic, transmeton lajmi.net.

Menjëherë pas komplikimeve në mes të palëve të përfshira, në skenë doli Real Madrid i cili e rrëmbeu lojtarin për një shifër prej 30 milionë eurove.

Gjatë afro gjashtë sezoneve të tij me madrilienët, futbollisti ka arritur të fitojë tre here Ligën e Kampionëve dhe një herë titullin kampion në La Liga.

Kroos erdhi pas largimit të Xabi Alonson në drejtim të Bayern Munich, për të plotësuar boshllëkun që spanjolli la në skuadër. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK