Connect with us

Kosovë

Krasniqi: VV nuk dallon prej partive tjera, do të bëjnë veç ndryshime kozmetike

Publikuar

me

Frashër Krasniqi nga Partia Socialdemokrate (PSD), ka thënë se Vetëvendosje tani që është në pushtet nuk dallon nga partitë tjera.

Krasniqi ka thënë se për kauzën e VV’së për të cilën kanë humbur jetën dy aktivistë duke e kundërshtuar Pakon e Ahtisarit sipas tij tani VV nuk e konteston as në nivel të deklaratave.

Ai ka thënë se VV nuk dallon as nga PDK, LDK, AAK sepse ka dalur nga projekti që e kishte dikur.

“Janë deklaratat se VV ka besu në një projekt të caktum politik që ka dominu nga projekti tjetër politik në Kosovë. Sot pushteti i VV ka përfundu tu e ndërru komplet projektin duke u bërë si projekti i esablishmenti të tanishëm në Kosovë. Nuk dallon nga asnjëra nga partitë politike as PDK, LDK, AAK”, u shpreh ai në Klan Kosova.

Ndërsa për Qeverinë Kurti thotë se do të ketë vetëm disa ndryshime ‘kozmetike të cilat nuk do të jenë relevante në Kosovë’./Periskopi/

SHPËRNDAJE ME MIQ!
Advertisement

MË TË LEXUARAT

Portali Zyrtare u themelua nga një grup gazetarësh të rinjë në vitin 2018. Të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe të vërteta, në Maqedoni, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët – Zyrtare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës. Kontakt e-mail: portali.zyrtare@gmail.com Shared By Fancy Text Generator

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com