Kosovë
Krasniqi: Transmetuat në Kuvend këngën të cilën Nexhmije Pagarusha kishte këkruar që të mos transmetohej

Deputeti i PDK-së Memli Krasniqi, e ka quajtur ngufatje të debatit, heqjen e pikës për deklarime jashtë rendit të ditës.
Ai ka thënë se zvogëlimi I numrit të komisioneve parlamentare janë bërë me gabime procedurale.
‘Ju numrat i keni. Kjo arrogancë ka me ju dëmtu. Proceduralisht mund të thoni çka të doni, por nuk është respektuar procedura për ndryshimin e numrit të komisioneve”, ka thënë Krasniqi.
Krasniqi ka kritikuar edhe transmetimin e këngës ‘Baresha’ të Nexhmije Pagarushës, e cila sipas Krasniqit kishte kërkuar publikisht që të mos transmetohet.
“Ju e nderuat me një këngë që ajo nuk ka dashur që të transmetohet. Në mars të vitit 2012 ka kërkuar publikisht edhe nga televizionet që të mos transmetohet ajo këngë. Është dashur që dikush nga kabineti juaj të ju njoftojë”, ka thënë Krasniqi.




















