Sport
Kovac pritet t’i kthehet punës së trajnerit – skuadra nga Bundesliga interesohet për të

Kovac është i papunë që nga koha kur u shkarkua nga posti i trajnerit të Bayern, por tashmë një skuadër tjetër nga Bundesliga po interesohet për kroatin.
Michael Preetz i bordit të Hertha Berlin ka konfirmuar se skuadra ka interesim për Niko Kovac, transmeton lajmi.net.
Skuadra gjermane është duke kërkuar për një trajner të ri, pas dorëheqjes së Jurgen Klinsmann, dhe ish trajneri i Bayern shihet si top kandidati.
Preetz pret që Kovac të ketë shumë oferta nga Evropa, dhe pret që skuadra e tij të mos e ketë të lehtë punën për nënshkrimin e kroatit. /Lajmi.net/






















