Connect with us

Sport

Koulibaly rrezikon të mos përfshihet kundër Barcelonës

Publikuar

Koulibaly ka pësuar një lëndim në ndeshjen e fundit me skuadrën napoletane dhe mund të rrezikojë shumë në rast inkuadrimi, përcjell lajmi.net.

Dyshja e mbrojtjes pa senegalezin pritet të jetë Manolas-Maksimovic me këtë të fundit që e fiton një shans për ta treguar vetën në një ndeshje kaq të madhe.

Përveç 28-vjeçarit, për  ish-kampionët italianë rrezikon edhe sulmuesi Dries Mertens i cili po ashtu vuan nga një shqetësim.

Të dyja këto mungesa pritet të krijojnë një boshllëk të madh për sfidën e së martes, e cila fillon nga ora 21:00 në ‘San Paolo’. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK