Connect with us

Kosovë

Kosovari që e vrau ish-gruan, policia gjermane zbulon se si e kishin gjetur viktimën në makinën “Ford”

Publikuar

me

Një 32 vjeçar nga Kosova ka shokuar qytetin e Mainzit derisa dyshohet se ka vrarë ish-gruan e tij 33 vjeçare me disa plumba. Sipas versionit zyrtar të policisë gjermane vrasja kishte ndodhur në një prej rrugëve të Zonës së Minfeld. Pasi kishte shtënë me armë, kosovari më pas e kishte braktisur makinën e tij, derisa gruan 33 vjeçare pa shenja jete e kishin gjetur policia dhe mjeku i emergjencës

Në faqen zyrtarë të Policisë së rajonit të Rheinpfalz në Gjermani, janë publikuar detaje nga tragjedia e ndodhur në orët e para të mëngjesit të 8 shkurtit, ku një 32 vjeçar nga Kosova dyshohet se e ka vrarë ish-gruan e tij 33 vjeçare.

E gjithë ngjarja ishte zbuluar nga një patrullë e Policisë së zonës së Worth e cila po inspektonte rrugët derisa kishin vërejtur që një makinë e tipit “Ford” ishte ndalur në zonën e Minfeld.

Siç thuhet në këtë komunikatë zyrtare, pasi ishte ndalur makina, ngasësi kishte dalë jashtë dhe në dorë kishte një pistoletë, të cilët e kishte hedhur menjëherë.

Policia i ishte afruar makinë dhe kishin gjetur një grua pa shenja jete në karrigen e pasagjerit, e cila kishte plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit.

Pasi mjeku i emergjencës kishte arritur në vendin e ngjarjes, kishte mundur të konfirmonte vetëm vdekjen e gruas 33 vjeçare, që siç thuhet në këtë komunikatë të policisë ka qenë ish-partnerja e kosovarit 32 vjeçar i cili edhe është arrestuar.

Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë duke i vazhduar Komisioni për Vrasjen nga Inspektorati Qendror për Krime. 32 vjeçari nga Kosova të mbrëmjen e të shtunës ka dalë përpara gjykatës në Landau.

Prokurori publik pastaj kishte urdhëruar që i dyshuari të ndalohej urgjentisht. Më pas i dyshuari nga Kosova ishte dërguar në një prej qendrave korrektuese.

Hetimet janë duke vazhduar nga Zyra e Prokurorit të Landaus dhe nga Komisioni për vrasjet.

33 vjeçares gjatë ditës së djeshme i është bërë autopsia në Institutin e Mjekësisë dhe Forenzikës në Mainz. Sipas rezultateve preliminare të autopsisë, plagët e shkaktuara nga disa të shtëna kanë qenë edhe shkaktare të vdekjes./GazetaExpress/

Advertisement
Kosovë15 mins ago

Izraeli shënon Vitin e Ri Hebre nën masën e izolimit mbarëkombëtar

Sport18 mins ago

FFK e gatshme bashkë me klubet, pritet vendimi i Qeverisë – sot ndeshja testuese

Lajme25 mins ago

Hoti, me “shpatulla pas muri” për Marrëveshjen e Uashingtonit: Si e pranove “mini Shengenin”?

Kosovë31 mins ago

Bashkimi Evropian tregon nëse kanë caktuar afat kohor për dialogun Kosovë – Serbi

Lajme40 mins ago

Shqipëri: Rezultojnë katër mësues pozitivë me COVID-19, pritet mbyllja e shkollave

Kosovë47 mins ago

A po i fsheh IKSHPK-ja rezultatet e testeve PCR Covid-19 të laboratorëve privatë?

Kosovë1 hour ago

Bekë Berisha tregon se si lahej në dri në temperatura minus: E bëja për ta thy rekordin

Lajme1 hour ago

Propozimet për zv/ministrat do të dorëzohen sot ne Kuvend

Lajme1 hour ago

​Lushtaku mbledh një pjesë të bashkëluftëtarëve, kujtojnë kohët që sollën lirinë

Kosovë1 hour ago

Polemika në Kuvend për fillimin e vitit shkollor, opozita kritikon

Lajme1 hour ago

Antarësimi në BE, Presidenti: Shqipëria s’do të sakrifikojë as për kokën e Metës e as Ramës

Kosovë2 hours ago

“Shoqja Gane”. “Sa ishte drejtor i arsimit, nota mesatare ka qenë 2sh” – Përplasën ashpër Bulliqi dhe Musliu

Lajme2 hours ago

Turqia: “Oruc Reis” në remont, moment për negociata me Greqinë

Sport2 hours ago

Formacioni i Barcelonës me Coutinho, Messi dhe Griezmann

Bota2 hours ago

Dramë në Kroaci: Arrestohen biznesmenë e politikanë, tre deputetëve u hiqet imuniteti

loading...

MË TË LEXUARAT