Kosovë
Kosnett e vlerëson si hap të madh konfiskimin e 1 milion eurove pasuri të paligjshme

Ambasadori amerikan, Philip Kosnett e ka vlerësuar si një hap të madh vendimin e Gjykatës së Apelit për sekuestrimin e rreth 1 milion eurove pasuri të paligjshme.
Kosnett ka shkruar në Twitter se vendimi i Gjykatës së Apelit është një porosi e qartë, që askush nuk duhe ttë gëzojë pasuri të paligjshme.
“Drejtësia në Kosovë ka bërë një hap të madh me vendimin e Gjykatës për të konfiskuar afër një million euro përmes pastrimit të parave. Një porosi e qartë që askush nuk duhet të gëzojë pasuri të paligjshme. Qytetarët meritojnë të shohin angazhim të njëjtë për drejtësi nga të gjitha institucionet e Kosovës në të gjitha rastet”, ka shkruar ambassadori amerikan në tëitterin e tij.
Gjykata e Apelit në fillim të kësaj jave ka njoftuar se të akuzuarve për shpëlarje parash u janë vërtetuar dënimet me burgim, dhe u është konfiskuar pasuria në vlerë rreth 1 milion euro./Periskopi/



















