Connect with us

Shëndetësi

Koronavirusi vret mjekun kinez që paralajmëroi për shpërthimin e tij

Publikuar

Mjeku kinez i cili u përpoq të publikonte paralajmërimet e para në lidhje me shpërthimin vdekjeprurës të koronavirusit ka vdekur nga ky infeksion, kanë bërë të ditur mediat kineze.

Li Wenliang ishte duke punuar si oftamolog në Spitalin Qendror në Wuhan, kur u dërgoi paralajmërime mjekëve të tjerë më 30 dhjetor.

Policia më pas e vizitoi atë për t’i thënë që të ndalet, pasi autoritetet u përpoqën që këto lajme të mos publikoheshin.

Katër ditë pas publikimit fillestar ai u thirr në Byronë e Sigurisë Publike, ku iu tha të nënshkruajë një letër, në të cilën akuzohej për “publikim të komenteve të pa vërteta që kishin trazuar rëndë rendin shoqëror”.

Ai ishte një nga tetë personat që policia tha se po hetohej për “përhapjen e thashethemeve”

Autoritetet lokale më vonë i kërkuan falje Dr Li.

Oftamologu postoi historinë e tij në faqen Weibo nga një shtrat spitalor një muaj pasi dërgoi paralajmërimin e tij fillestar.

Li, 34 vjeç, kishte vërejtur shtatë raste të një virusi që ai mendonte se dukej si Sars – virusi që çoi në një epidemi globale në 2003.

Koronavirusi deri më taki ka vrarë më shumë se 560 njerëz dhe ka infektuar mbi 28,000 të tjerë në Kinë.

NA NDIQ NË FACEBOOK