Kosovë
Koronavirusi: Studimi thotë se më të rrezikuar janë të moshuarit dhe të sëmurët

Zyrtarët shëndetësorë në Kinë kanë publikuar detajet e para të më shumë se 70,000 rasteve të Covid-19, në studimin më të madh që prej fillimit të shpërthimit.
Coronavirus: Studimi më i madh sugjeron se të moshuarit dhe të sëmurët janë më të rrezikuar
Të dhënat nga Qendra Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CCDC) zbuluan se në më shumë se 80% e rasteve më të rrezikuar janë të sëmurët dhe të moshuarit, raporton BBC.
Studimi tregon gjithashtu rrezikun e lartë për personelin mjekësor.
Gjetjet vendosin nivelin e përgjithshëm të vdekjes së virusit Covid-19 në 2.3%.
Në Hubei, krahina më e prekur, niveli i vdekjeve është 2.9% krahasuar me vetëm 0.4% në pjesën tjetër të vendit.
Shifrat më të fundit zyrtare të Kinës të publikuara të martën vendosin numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 1,868 dhe 72,436 të infektuar.




















