Shëndetësi
Koronavirusi: Përhapja në Evropë nga Italia

Disa vende evropiane kanë njoftuar rastet e tyre të para të koronavirusit, dhe të gjitha duket se janë të lidhura me shpërthimin në rritje të virusit në Itali.
Austria, Kroacia dhe Zvicra thanë se rastet kishin të bënin me njerëz që kishin qenë në Itali, ashtu si Algjeria në Afrikë.
Testi i parë pozitiv i virusit është regjistruar në Amerikën Latine – një banor brazilian sapo u kthye nga Italia.
Ditët e fundit Italia është bërë vendi më i prekur në Evropë, me më shumë se 300 raste dhe 11 vdekje.
Por fqinjët e saj kanë vendosur që mbyllja e kufijve do të ishte “disproporcionale”, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
Ministrat e shëndetësisë nga Franca, Gjermania, Italia dhe Komisioni i BE-së u angazhuan për mbajtjen e kufijve të hapur në një takim të martën pasi raste të reja të virusit u shfaqën në të gjithë Evropën dhe në Italinë qendrore dhe jugore.
“Ne po flasim për një virus që nuk respekton kufijtë,” tha ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza.
Homologu i tij gjerman, Jens Spahn tha se fqinjët po e merrnin situatën “shumë, shumë seriozisht”, por pranoi “se mund të përkeqësohej para se të përmirësohet”.
Në Mbretërinë e Bashkuar, nxënësit e shkollave që janë kthyer nga pushimet në veri të Italisë janë dërguar në shtëpi, me qeverinë lëshuar udhëzime të reja për udhëtarët.
Por Sekretari i Shëndetit, Matt Hancock tha që nuk kishte plane për të ndaluar fluturimet nga Italia, e cila tërheq rreth tre milion vizitorë britanikë çdo vit.
“Nëse e shihni Italinë, ata ndaluan të gjitha fluturimet nga Kina dhe ata tani janë vendi më i prekur nga Evropa”, tha ai, transmeton Klan Kosova.





















