Shëndetësi
Koronavirusi, Pekini urdhëron 14 ditë karantinë për banorët që kthehen nga udhëtimet

Pekini ka urdhëruar të gjithë personat që kthehen në qytet të hyjnë në karantinë për 14 ditë, ndryshe rrezikojnë të ndëshkohen.
Kjo është përpjekja e fundit për të përmirësuar gjendjen lidhur me koronavirusin e ri vdekjeprurës, raportojnë mediat shtetërore.
Banorëve iu kërkua që të shkojnë në vende të caktuara për karantinë pasi u kthyen në kryeqytetin kinez nga pushimet.
Masa erdhi përderisa Egjipti konfirmoi rastin e parë të koronavirusit në Afrikë.
Mbi 1.500 njerëz kanë vdekur nga virusi, i cili e ka origjinën në qytetin Wuhan.
Njoftimi u bë të premtern nga grupi i punës për parandalimin e virusit në Pekin, pasi banorë të shumtë u kthyen nga kalimi i Vitit të Ri Lunar në pjesë të tjera të Kinës.
Më shumë se 20 milionë njerëz jetojnë në Pekin.




















