Kosovë
Koronavirusi kërrdi në Iran: Vdes deputeti, 593 raste të konfirmuara

Një deputet iranian i cili ka qenë i infektuar me koronavirus ka vdekur.
Mohammad Ali Ramazani Dastak, i cili së fundmi ishte zgjedhur si përfaqësues i Astana Ashrafteh, besohet se kishte rezultuar pozitiv në testin për koronavirus disa ditë më parë, transmeton Periskopi.
Ai vdiq të shtunën në mëngjes pasi u dërgua në spital, sipas agjencisë së lajmeve iraniane.
Një zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë iraniane ka thënë se koronavirusi ka vrarë 43 persona, derisa janë konfirmuar 593 raste.
“Fatkeqësisht nëntë persona kanë vdekur nga virusi në 24 orë,” tha Kianush Jahanpur. “Numri i të vdekurve është 43 aktualisht.” /Periskopi




















