Connect with us

Lajme

Koronavirusi: Ja çfarë po ndodh në Kinë, flet shqiptarja që jeton atje

Published

on

Brikena Vokopola e cila punon si redaktore dhe kërkuese në një kompani teknologjike foli në Open në Top Channel në një lidhje skype nga Pekini.

Ajo tha se në Pekin nuk ka shumë viktima dhe shumë të prekur, janë 251 të prekur. ‘Unë nuk jam kthyer sepse Pekini është larg Hubeit që është edhe zona më e prekur. Prindërit ishin të shqetësuar por i kam qetësuar unë’- tha Vokopola.

Gjithashtu Brikena tha se ngaqë puna e saj e lejon të punojë nga shtëpia, nuk kishte arsye për tu larguar nga Kina.

‘Unë jam në një punë të lidhur me teknologjinë dhe kam mundësi të qëndroj. Ka edhe shqiptarë të tjerë në Pekin dhe disa janë kthyer në Shqipëri. Qëndroj në Pekin që më duket sikur nuk ka atë rrezik të madh’- tha Vokopola.

A ka ndikim në ekonominë kineze?-e pyeti Redi Shehu.

Po, ka nisur ndikimet e para në ekonominë kineze tha Brikena.