Connect with us

Tech & Auto

Korona-virusi vrastar e rrit në masë të jashtëzakonshme vlerën e Bitcoinit

Publikuar

me

Bitcoini është kthyer fuqishëm në vlerë duke arritur tashmë mbi shifrën 10 mijë dollarë, me investuesit që po kërkojnë një strehë të sigurt mes frikës për pasoja të rënda ekonomike të koronavirusit.

Të dielën, bitcoini u rrit në mbi 10 mijë dollarë për herë të parë që nga shtatori dhe gjatë ditës së sotme mbërriti në 10 mijë e 335 dollarë.

Kjo shënjon një kthesë domethënëse për fatin e kësaj kripto-valute që e kishte pasur një krizë të thellë prej 3 mijë e 196 dollarësh në dhjetorin e 2018-s, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi.

Bitcoini me të tjera kripto-valuta ka përdorur arin si një aset më të sigurt në kohëra të pasigurive ekonomike dhe politike.

Ndërsa koronavirusi, që është emëruar zyrtarisht Covid-19, konsiderohet një faktor i rëndësishëm në rritjen e saj, shtytësi kryesor mendohet të jetë eventi përgjysmues i bitcoinit që pritet të mbahet në muajin maj.

Kjo do të bëj që një numër bitcoinësh të qasshëm të ashtu quajtur “gërmues” do të priten përgjysmë. /Periskopi

SHPËRNDAJE ME MIQ!
Advertisement

MË TË LEXUARAT

Portali Zyrtare u themelua nga një grup gazetarësh të rinjë në vitin 2018. Të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe të vërteta, në Maqedoni, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët – Zyrtare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës. Kontakt e-mail: portali.zyrtare@gmail.com Shared By Fancy Text Generator

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com