Connect with us

OP / ED

Korona Virusi dhe ne?!

Publikuar

Shkruan: Belkis Latifi

Javëve të fundit jemi dëshmitarë të përhapjes së Korona Virusit, apo ndryshe siç quhet Covid-19. Ajo vërshoi në Kinë dhe po përhapet edhe në dhjetëra shtete të botës.
Njerëzit në këtë botë kanë fobi për çështje të ndryshme dhe të llojllojshme, porse ajo që është evidente tek shumica dërmuese prej tyre, është fobia nga sëmundjet e ndryshme e që në këtë rast bëhet fjajë për KoronaVirusin, e cila shkaktoi dhe po shkakton çdo ditë e më shumë panikë dhe frikë tek njerëzit.

• Gjithësesi që nuk jemi kundër marjes së masave preventive të cilat janë në dorën tonë, porse a duhet realisht që neve si muslimanë të na shqetësojë dhe trondisë kaq shumë kjo lloj sëmundjeje ? – Assesi. Thotë Zoti i Plotfuqishëm në Kur’an: “Nuk ndodh asnjë fatkeqësi në tokë e as në trupin tuaj, e që të mos jetë në shënime (libër – Levhi Mahfudh) para se të ngjajë ajo, e kjo për All-llahun është lehtë.” [Hadid – 22] Pra, o musliman, poqese Zoti Fuqiplotë e ka përcaktuar që ky lloj virus të të kapë, e gjithë bota dhe çfarë ka në të, s’mund t’a ndalojnë, dhe gjithashtu, poqese Ai, nuk e ka përcaktuar që të të kapë, edhe po t’a ketë e gjithë bota, s’do të mund të të kapë. Kështu, ji i qetë dhe komod.

• Ajo që gjithashtu u vendos në pah këtë kohë, ishte shfaqja e menjëhershme e materializmit dhe komercializmit. Të përfitosh ndaj popullit tënd në momente vështirësie dhe nevoje, s’do mend se është vepër e ligë. Ritja e çmimeve të maskave, në kushte dhe rrethana domosdoshmërie për t’u blerë nga populli, tregon edhe njëherë egoizmin, shpirtligësinë dhe individualizmin e skajshëm që posedojnë individë të caktuar.
Puno në mënyrë korrekte dhe dinjitoze, përfito në mënyrë korrekte dhe dinjitoze, dhe fundja: Jeto në mënyrë korrekte dhe me përplot dinjitet.

• Së fundmi: KoronaVirusi u përhap, Zoti e largoftë. Porse, ajo që neve duhet të n’a preokupojë është fakti se për çdo ditë duhet t’a kontrollojmë veten tënde, mos vallë jemi të prekur nga virusi, dhe atë: nga virusi i mosbesimit, nga virusi i refuzimit të namazit, nga virusi i xhelozisë, nga virusi i mendjemadhësisë, nga virusi i arrogancës, nga virusi i materializmit, nga virusi i egoizmit, e kështu me rradhë.
Mos harro: viruset e përmendura së fundmi, janë edhe më të të mëdha se sa virusi i cekur në fillim.