Shëndetësi
Koreja e Jugut raporton dyfishim të rasteve me koronavirus

Koreja e Jugut ka njoftuar se numri i rasteve të reja të personave të prekur nga koronavirusi është dyfishuar brenda ditës.
Zyrtarët thanë se 229 raste të reja ishin konfirmuar që nga e premtja, duke e rritur totalin në 433.
Në një fjalim televiziv, Kryeministri Chung Sye-kyun e përshkroi situatën si “të rëndë”.
Shumë prej rasteve të reja janë të lidhura me një spital dhe një grup fetar afër qytetit jug-lindor Daegu.
Deri më tani dy pacientë kanë vdekur në këtë vend përderisa ekziston frika se ky numër mund të rritet.
Daegu dhe Cheongdo – ku ndodhet spitali – janë shpallur “zona të kujdesit special” dhe rrugët e Daegu thuhet se janë braktisur.
Koreja e Jugut tani ka raportuar numrin më të madh të infeksioneve të konfirmuara pas Kinës – 76.228 raste përfshirë 2,345 vdekje – dhe shpërthimit në anijen e lundrimit Princess Diamond në brigjet e Japonisë ku janë prekur më shumë se 600 persona.





















