Connect with us

Kosovë

Konjufca sqaron se nuk ka llogari në tëitter dhe se në emrin e tij po përhapen dezinformata

Publikuar

Ministri i Punëve të Jashtme Glauk Konjufca, ka sqaruar opinionin se nuk ka llogari personale në rrjetin social tëitter.

Duke sqaruar faktin se dikush ka hapur profil në emrin e tij, duke shpërndarë lajme të rreme, Konjufca përmes Facebook-ut ka lutur mediat që t’i njoftojnë qytetarët për këtë gjë, në mënyrë që të mos binë pre e lajmeve të rreme.

“Të dashur qytetarë, dua t’ju njoftoj se unë nuk kam llogari në tëitter, as personale dhe as zyrtare. I lus mediat dhe përdoruesit e rrjeteve sociale ta shpërndajnë këtë njoftim dhe të ndihmojnë që publiku i gjerë të mos bjerë pre e profileve të rrejshme, të cilat hapen me qëllime të panjohura”, ka shkruar Ministri i Punëve të jashtme.

Ditë më parë, dikush kishte shpërndarë një lajm të rremë në emër të Glauk Konjufcës në tëitter, duke thënë se ka vdekur Martti Ahtisari, përcjell Periskopi.

“URGJENTE. Ambasada jonë në Finlandë raporton për vdekjen e Martti Ahtisaarit, laureatit të çmimit Nobel, diplomat dhe ish-President i Finlandës”, shkruhej aty.

NA NDIQ NË FACEBOOK