Connect with us

Kosovë

Konjufca: Agim Veliu është ministër i brendshëm, Albin Kurti është ministër i madh i brendshëm

Publikuar

Ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, thotë se kryeministri ka shumë kompetenca.

Duke folur për luftimin e krimit dhe korruspionit, Konjufca ka thënë se Albin Kurti si kryeministër do te mund ta luftojë korrupsionin ‘përmes task-forcave të ndryshme’ që do t’i formojë.

Këtu, ai ka thënë se ‘Albin Kurti është ministër më i madh i brendshëm sesa Agim Veliu’, përcjell Periskopi.

‘Për mos me i hi ne hak Agim Veliut, qe po e marr shembull veten. Unë jam ministër i jashtëm, ama ministër i madh i jashtëm është Albin Kurti. Edhe Agim Veliu, është ministër i brendshëm, ama ministër i madh i brendshëm është Albin Kurti’, tha Konjufca./Periskopi/