Connect with us

Lajme

Konfirmohet: Koronavirusi arrin në Kroaci dhe Austri

Published

on

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka konfirmuar se në vendin e tij është regjistruar rasti i parë i personit të infektuar me koronavisur.

Plenkoviq ka thënë se pacienti tashmë ndodhet në karantinë në një spital të Zagrebit. Edhe në Austri janë raportuar dy rastet e para.

“Pacienti është në Klinikën e Zagrebit për Sëmundje Ngjitëse. Është person në moshë më të re dhe ka simptoma më të buta. Ai ndodhet në izolim dhe gjendja e mirë tash për tash është e mirë”, tha kryeministri Plenkoviq në një konferencë për shtyp.

Ndërkaq ministri kroat i shëndetësisë, Vili Berosh, tha se pacienti kishte qëndruar në Milano të Italisë nga data 19 deri më 21 shkurt, shkruan “The Guardian”, përcjell Klan Kosova.

Dy raste u konfirmuan poashtu edhe në Austri në provincën perëndimore të Tirolit, në kufi me Italinë.

Ende nuk dihet saktësisht burimi i infektimit, por rastet mund të kenë lidhje me Italinë për shkak të afërsisë gjeografike me rajonin e Lombardisë, ku janë shënuar shumica e rasteve e personave të infektuar.

NA NDIQ NË FACEBOOK