Kosovë
Komuniteti i biznesit kundërshton rritjen eventuale të tatimeve nga Qeveria Kurti

Kryeministri Albin Kurti ka premtuar që gjatë mandatit të tij qeverisës, buxheti i Kosovës do të arrijë në 3 miliardë euro, nga 2.5 sa është aktualisht.
Kurti premtoi në mbledhjen e fundit të qeverisë se në ditët në vijim do të dragtohej programi dhe pastaj do të paraqitej për shqyrtim në Kuvend.
Kreu i OEK-ut [Oda Ekonomike e Kosovës], z.Berat Rukiqi, ka thënë se ende nuk dihet se si qeveria do të bëj mbledhjen e buxhetit në këtë shumë për KP, përcjell Periskopi.
Ai ka deklaruar se pa publikimin e programit qeverisës nuk mund të komentohet as rritja e buxhetit të vendit.
Mundësinë që të rriten tatimet në mënyrë që të rritet buxheti, Rukiqi ka thënë se do ta kundërshtonin si komunitet i bizneseve.
Ndërkohë, drejtori ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha, e ka quajtur mundësinë e rritjes në 3 miliardë euro të buxhetit si ambicioz – edhe pse, buxheti ishte rritur përvitshëm, nga 815 milionë sa kishte qenë në vitin 2008.
Panxha shtoi se zhvillimi ekonomik dhe sektori privat mund të ndodhte duke e luftuar informalitetin por edhe duke shkurtuar skemën sociale – e cila nuk ka sjellur efektet e duhura për ekonominë e Kosovës. /Periskopi






















