Connect with us

Kosovë

Komisioni Evropian kërkon falje për deklaratën e Borrellit për Greta Thunberg

Publikuar

me

Komisioni Evropian sot është dashur të kërkojë falje edhe një herë për komentet e shefit të diplomacisë evropiane Josep Borrell, i cili vuri në dyshim angazhimin e të rinjve për të luftuar ndryshimin e klimës, duke e quajtur atë “Sindroma Greta”.

Borrell të mërkurën e kaluar në Bruksel, ka thënë se ai dyshonte në angazhimin e vërtetë të të rinjve në luftën kundër ndryshimit të klimës dhe pyeti nëse ata ishin me të vërtetë të gatshëm për të ndryshuar stilin e tyre të jetës për të ndihmuar minatorët dhe grupet e tjera më të rrezikuara të punëtorëve më të prekur nga shfaqja e dyoksid karbonit.

“Është në rregull të protestoni ndaj ndryshimit të klimës derisa t’ju kërkohet të paguani atë kontribut,” tha Borrell, duke iu referuar këtij qëndrimi si “Sindroma Greta” , duke iu referuar aktivistes suedeze Greta Thunberg (17).

Borrell kërkoi falje të shtunën për qëndrimin e tij, por për shkak të kritikave të shumta që mori përmes mediave sociale, zëdhënësja e KE-së Dana Spinant përsëriti faljen e Borrell dhe përshkroi pikëpamjet e tij si të papërshtatshme.

Ajo shtoi se KE mbështet aktivistët e rinj të angazhuar në zvogëlimin e ndikimit të ndryshimit të klimës.

 

Advertisement

MË TË LEXUARAT

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com