Connect with us

Kosovë

Komisioni Evropian jep lajme të mira: Ky është propozimin e ri për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE

Publikuar

Sot Komisioni Evropian ka shpalosur propozimin për të çuar përpara procesin e zgjerimit të BE-së, duke e bërë atë më të besueshëm, më dinamik e më të parashikueshëm.

Duket se përfaqësuesit e rinj në BE janë të ndërgjegjshëm se kanë shkaktuar krizë të madhe besimi në elitat politike dhe në qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor që u zhgënjyen përsëritshëm gjatë gjithë dekadës së kaluar.

Së fundi, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk iu hapën negociatat zyrtare për hyrjen në BE, ndërkohë që Kosova vazhdon të mbetet e izoluar si të ishte e prekur masivisht nga ndonjë sëmundje infektive si koronavirusi, shkruan Periskopi.

Komisionieri për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, deklaroi: “Zgjerimi i Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor është prioritet kryesor për Komisionin. Po punojmë në tri rrugë: E para, sot ne propozojmë hapa konkretë se si të zgjerojmë procesin e hyrjes në BE. Ndërsa po forcojmë dhe improvizojmë procesin, qëllimi mbetet hyrja dhe anëtarësia e plotë në BE. E dyta, dhe paralelisht, Komisioni i përmbahet qëndrimeve të saj se rekomandon hapjen e negociatave për anëtarësim për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.”

Po ashtu, Varhelyi tha se në samitin që pritet të mbahet në maj, komisioni do të ofrojë një plan konkret për zhvillim ekonomik dhe investimesh për rajonin tonë.

Sidoqoftë, natyrisht se edhe ky propozim nuk pritet të ketë kurrfarë rëndësie për Kosovën dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor që vazhdojnë të trajtohen padrejtësisht nga shtetet më të mëdha evropiane.

Më poshtë e keni të plotë propozimin e plotë nga Komisioni Evropian. /Periskopi

Maqedoni19 minutes ago

Batinca s’ka më nevojë për rrugë të gjata për dokumente

Maqedoni49 minutes ago

Zvarritja 11-vjeçare: Projekti i autostradës Kërçovë – Ohër vazhdon të mbetet i papërfunduar pas më shumë se një dekade nga nisja e punimeve.

Lajme58 minutes ago

Mexhiti dhe Azizi, shuajnë zërat për përçarje brenda VLEN, shfaqen së bashku në Çellopek

Maqedoni1 hour ago

Zgjidhje për pjesën më të vështirë të autostradës! Botuni do të stabilizohet me konstruksion të ri

Lajme1 hour ago

Dënimi i krerëve të UÇK-së, BDI i reagon partive maqedonase: Drejtësia nuk mbrohet me standarde të dyfishta

Shqipëri1 hour ago

“730 komente që flisnin për varje dhe pushkatim!”- Deputetja Luarasi flet për videon e sulmit verbal: U përndoqa nga një grup që më ngjanin me pionerët e Enverit

Kosovë1 hour ago

Hashim Thaçi mohon përfshirjen në vrasjen e Allaqit, Misetic: Gjykata i mbajti të fshehura provat, duam shqyrtim publik

Lajme1 hour ago

BDI mbledh Kryesisnë Qendrore, diskutohet vendimi i Dhomave të Specializuara të Kosovës

Kosovë1 hour ago

Pas vendimit në Hagë, Jashari ka një mesazh të fortë për Gërvallën dhe institucionet

Maqedoni1 hour ago

Ligji për Gjuhët mbetet në pritje të Kushtetueses, mungon kuorumi

Kosovë1 hour ago

“Kur u njoha me të, ishte në burg”, rrëfimi prekës i gruas së Jakup Krasniqit pas dënimit në Hagë

Lajme3 hours ago

Foto historike e qershorit 1999: Hashim Thaçi dhe Arbën Xhaferi në helikopterin gjerman duke parë Kosovën e lirë

NA NDIQ NË FACEBOOK