Kosovë
Kollçaku boton foto si arsyetim për FAKE NEWS-in që fyente UÇK-në nga nënkryetari i partisë së Millosheviqit

Deputetja e Kuvendit të Kosovës dhe nënkryetarja e Vetëvnedosjes, Fatmire Mulhaxha Kollçaku, ka bërë para disa minutash një reagim në Facebook pas publikimit të një FAKE-NEWS-it të tmerrshëm nga nënkryetari i partisë së Mollosheviqit, z.Predrag Markoviq.
Kollçaku ka publikuar disa fotografi, në të cilat shihet duke vënë lule bashkë me bashkë-partiakët e saj para varreve të dëshmorëve.
Ndërkohë, ka publikuar edhe një fotografi të Hashim Thaçit, presidentit të vendit, në të cilën ai shihet duke nderuar viktimat e pafajshme serbe të vrara në Grackë të Vjetër të Lipjanit.
Kjo deputete shpërndau një fragment fjalimi në të cilën fyhej lufta e UÇK-së si kriminale nga një “analist serb”.
Më vonë u mor vesh se në fakt këto fjalë që mburrnin Kurtin ishin të rreme dhe se nuk ishin thënë kurrë. Po ashtu u mor vesh se analisti në fjalë nuk ishte analist por nënkryetar i Partisë Socialiste Serbe, që dikur drejtohej nga famëkeqi Sllobodan Millosheviq. /Periskopi
![]()





















