Sport
KOK, ‘Laureatët 2019’: Këta janë më të mirët e vitit në sportin kosovar

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për më të mirët e vitit, ‘Laureatët 2019’, janë stolisur sportistët si Majlinda Kelmendi, Vedat Muriqi, Akil Gjakova, Laura Fazliu e shumë të tjerë.
Gjithashtu, çmimin e më të mirit në kategorinë e tij (trajner), e ka pranuar edhe trajneri i xhudos, Driton Toni Kuka, për të katërtin vit radhazi.
Më poshtë lajmi.net ua përcjell të gjitha çmimet e ndara dhe fituesit e tyre, në mbrëmjen e KOK Laureatët 2019.
Laura Fazliu – Shpresa e Vitit 2019 (F)
Muhamet Ramadani – Shpresa e Vitit 2019 (M)
Çmimi Special 2019 shkon për Kombëtaren e Hendbollit U-21
Vedat Muriqi fiton Çmimin Special 2019
Kombëtarja e futbollit (F) – më e mira e Vitit 2019
Kombëtarja e futbollit (M) më e mira e Vitit 2019
Driton Kuka për herë të katërt “Trajneri i Vitit 2019”
Akil Gjakova – Sportisti i Vitit 2019
Majlinda Kelmendi – Sportistja e Vitit 2019
Çmimi për “Merita të Veçanta” shkoi për njeriun e veçantë, presidentin e Federatës Ndërkombëtare të Xhudos (IJF), Marius Vizer. /Lajmi.net/






















