Connect with us

Sport

Klopp vazhdon me modestinë e tij: Liverpool nuk janë perfekt, madje as afër

Publikuar

Liverpool ka fituar tjetër ndeshje në Premierligë, duke mposhtur sot skuadrën e Southampton.

Kjo ishte fitorja numër 24 për skuadrën e Klopp, në 25 ndeshje të luajtura në kampionatin elitar të futbollit anglez.

Por, përkundër kësaj ecurie të jashtëzakonshme, Klopp beson se skuadra e tij nuk është as afër perfektit.

“Ne nuk jemi perfekt, as afër të qenurit perfekt” ka thënë Klopp, transmeton lajmi.net.

“Gjëja e vetme është se ne nuk interesohemi rreth të mos qenurit perfekt, ne vetëm provojmë të bëjmë më të mirën dhe të përdorim aftësitë në mënyrën më të mirë të mundshme” ka shtuar trajneri gjerman.

Liverpool është në rrugë të mirë që të shpallet kampion pa asnjë humbje në Premierligë. Një gjë të tillë më parë në Premierligë e kishte bërë vetëm Arsenali. /Lajmi.net/