Connect with us

Sport

Klopp i përgjigjet tifozit të vogël të Man Utd që kërkonte humbjen e Liverpooll

Publikuar

Me Liverpool që po shkon drejt titullit të kampionit në Premierligë dhe pa asnjë humbje të pësuar, djaloshi i vogël ka vendosur t’i shkruajë trajnerit gjerman.

“Liverpool po fiton shumë ndeshje. Nëse i fitoni edhe nëntë ndeshje, atëherë do të keni sezonin më të mirë si të pamposhtur në futbollin anglez. Duke qenë një tifoz i United, kjo është trishtuese. Kështu që herën tjetër që Liverpool të luajë, ju lutemi bëj që ata të humbasin. Ju thjesht duhet të lini ekipin tjetër të shënojë”, thuhej në letrën e djaloshit drejtuar Kloppit, përcjell lajmi.net.

E shpejtë ka qenë përgjigja e Jurgen Klopp, që sigurisht nuk i ka aprovuar këtë kërkesë.

“Fatkeqësisht, në këtë rast nuk mund të pranoj kërkesën tuaj. Sa më shumë që ju dëshironi që Liverpool të humbas, është detyra ime të bëj gjithçka që mundem për të ndihmuar Liverpoolin të fitojë, pasi ka miliona njerëz në të gjithë biotën që duan të kjo të ndodh, kështu që unë më të vërtetë nuk dua t’i lë ata”.

“Për fatin e mirë të juajin, ne kemi humbur shumë ndeshje në të kaluarën, dhe do të humbasin në të ardhmen, sepse ky është futbolli”.

“Unë mund të them me siguri që një gjë që nuk do të ndryshojë është pasioni juaj për futbollin dhe klubin tuaj. Manchester United janë më fat që ju kanë juve”/Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK