Connect with us

Sport

Khabib Nurmagomedov kthehet për ta komentuar duelin me McGregor, insiston se fitoi edhe raundin e tretë

Publikuar

Khabib ishte fituesi i duelit me Conor McGregor, në tetor të vitit 2018, në mbrëmjen e UFC 229, duke arritur të mbyllte ndeshjen në raundin e katërt.

Në atë duel, rezultatet e zbuluara të jurisë, tregonin se raundin e tretë e kishte fituar irlandezi, por me një mendim të tillë nuk pajtohet Khabib.

“Raundi i tretë, unë qëndrova me të për një arsye. Unë e shkatërrova atë” ka thënë Khabib, transmeton lajmi.net.

Luftëtari rus po përgatitet për ta mbrojtur titullin e tij të kampionit, kundër Tony Ferguson, më 18 prill, në mbrëmjen e UFC 249. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK