Connect with us

Kosovë

Kështu do të jetë moti në Kosovë në ditën e parë të marsit

Publikuar

Dita e parë e marsit në vend “do të vijojë me mot të bukur dhe me temperatura maksimale në vlerat e normales për muajin që po hymë”, bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Sipas IHMK’së, pas mëngjesit me ngrica të lehta nëpër disa vende, gjatë ditës do të mbajë mot kryesisht me diell.

Instituti parashikon se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimet e ndryshme, e lehtë deri mesatare, bën të ditur IHMK’ja.

Sipas institutit, java e ardhshme, ashtu siç është parashikuar më herët, premton reshje të mjaftueshme.